Transmetuar më 29-05-2020, 16:16

Një 35-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Maliqit pasi u kap duke transportuar disa klandestinë.

Ndalimi i tij u bë në fshatin Zboq ku në makinë kishte edhe pesë htetas të huaj emigrantë të paligjshëm.

Ai u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Sikur të mos mjaftonte paligjshmëria që po kryente, 35-vjeçari A.B, nga Tirana, ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Nuk dihet destinacioni i klandestinëve, ndërsa për të riun ka nisur një hetim. /k.k/noa.al/