Transmetuar më 29-05-2020, 15:09

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nxjerrë një video të Zaida Çobos, nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga kodrat e Liqenit Artificial, për shkelje të karantinës.

Në videon e pretenduar nga kryepolici, pretendohet se Zaida Çobo mbante armë në dorë, duke fajësuar për “keqedukim”.

Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, në videon e publikuar nga Ardi Veliu, ky i fundit thotë se mamaja e adoleshentit shfaqet me pistoletë në dorë, dhe Veliu merr përsipër të drejtën që ti bëjë gjyqin publik një zonje.

Duke folur për sjelljen e punonjësve të pòlicisë në këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit pranoi se në momente të caktuara kishte tejkalim të kompetencave, por ngriti dyshime edhe mbi edukimin familjar të 15-vjeçarit.

“Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i pòlicisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA. Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të pòlicisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të pòlicisë dhe tek e fundit pòlicia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha Veliu.

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit Sarandi Çobo, i cili u dhunua nga punonjës të policisë pranë liqenit artificial të Tiranës dy javë më parë ka reaguar pas publikimit të videos së Drejtorit Ardi Veliu, i cili thotë se ajo shfaqet me pistoletë në dorë.

Sipas Çobos, videoja e transmetuar nga Drejtori i Policisë është shkëputur nga një pjesë filmi. “Jeni në xhirimet e një filmi dhe është armë lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrásin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës”, tha Çobo për JOQ.