Transmetuar më 29-05-2020, 12:32

Operacioni Forca e Ligjit kërkon që të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre, pesë persona me rekorde të theksuara kriminale, prej tyre katër në Durrës dhe një në Tiranë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

– Akil Alushit, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– Morel Kërtallit, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– Enkel Kërtallit, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– Iilir Oshafi, banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

-Gentian Malindi, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. /a.y/noa.al