Transmetuar më 29-05-2020, 10:12

Rikthehen infektimet me koronavirus në Lushnje dhe Mat, pas disa ditësh pa asnjë rast.

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar në Mat 6 raste të reja.

Bëhet fjalë për gjashtë persona në njësinë administrative Rukaj, kontakte të një të moshuare e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë dhe që është shtruar në spitalin Infektiv.

Ndërkohë edhe në Lushnje, janë konfirmuar katër infektime të reja në orët e fundit.

Bëhet fjalë për persona të kthyer në Lushnje nga Tirana, e cila prej ditësh është kthye në “vatër të nxehtë” të virusit. /a.y/noa.al