Transmetuar më 29-05-2020, 08:21

Pak kohë më parë, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë, kësaj radhe i një djali.

Dante u quajt vogëlushi i ardhur në jetë, nga partnerja e re e këngëtarit dhe moderatorit, me emrin Sara.

Por teksa rreth saj është treguar i rezervuar, këtë të enjte ai ka bërë një lëshim, duke publikuar një fotografi me të.

“Edhe 100 shpirt, të dua”, ka shkruar Kastro, në foton ku shihet me partneren simpatike.

Kujtojmë se Kastro, krahas djalit Dante, është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë, djali i madh Dankan dhe vajzës Nia.

Lidhur me partneren e fundit Sara, ai ka treguar se dëshiron që të ketë fëmijë të tjerë. /a.y/noa.al