Transmetuar më 28-05-2020, 22:27

Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare aktori i njohur irlandez, Tony Scannell.

Shkaku i vdekjes së aktorit irlandez ende nuk është zbuluar, por largimin e tij nga jeta e konfirmoi një mik i tij.

Scannell bëri debutimin e tij në “The Bill” në vitin 1984, në një episod të quajtur “A Friend in Need” dhe nënshkroi kontratë për vetëm dy episode.

Por producentët vendosën ta vazhdojnë atë, dhe aktori ishte i pranishëm në shfaqje deri në vitin 1993, duke u rikthyer për dy episode në vitin 2000.

Tony la pas gruan e tij, Agnes Lillis dhe trë fëmijët e tij të rritur./noa.al/