Transmetuar më 28-05-2020, 20:45
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Has.
Një i mitur, teksa luante me fëmijë të tjerë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.
Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një të mitur të moshës 8-vjeçare me inicialet E.C.
Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes./noa.al/