Transmetuar më 28-05-2020, 13:36

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, në zonën e Savona, i kapur me kokainë.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Daut Terziu, i cili u pikas nga patrulla duke hyrë në një makinë të parkuar në zonën e Valloria, për të dalë pak më vonë prej saj.

Veprimi i tij në dukje normal, ishte parë në disa raste, ku pas kësaj, i riu hipte në një motor dhe largohej me shpejtësi të madhe.

Por mbrëmjen e së mërkurës ai u mbajt nën vëzhgim nga policia, duke e ndaluar teksa hynte në makinë për herë të tretë, ku mori diçka. Dhe teksa tentonte që të hipte në motoçikletë, u ndalua nga policia.

Sjellja e tij e dyshimtë bëri që të thellohen kontrollet, ku u kap me disa doza kokaine me vete, të fshehura brenda një pakete cigaresh.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën edhe rreth 150 gramë kokainë, të fshehura po në paketë cigaresh, si dhe një peshore, që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike.

Nga kontrolli në shtëpinë e Terziut, policia gjeti rreth 6000 euro, të cilat dyshohet të jenë fitim i aktivitetit të tij kriminal. /a.y/noa.al