Transmetuar më 28-05-2020, 12:15
Oliver Varhelyi, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim basha, njofton se ka zhvilluar një bisedë me komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, duke e cilësuar të frytshme.

“E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore”, shkruan Basha.

Lideri i opozitës shton se gjatë bisedës nënvizoi se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar.

Më herët ishte Varhelyi, ai që njoftoi për bisedën, duke përshëndetur vendimin e opozitës për të marrë pjesë.

“Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës”, tha Varhelyi. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Varhelyi: Fola me Bashën, thelbësore që reforma zgjedhore të mbyllet pa vonesë