Transmetuar më 27-05-2020, 23:55

Kjo është java e fundit e masave të mbetura kufizuese të lëvizjes.

Edi Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

‘Do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin’, tha Rama.

“Kjo është java e fundit për masat kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve. Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazheve që do të bëhet kundrejt rregullave, gjithçka tjetër do jetë si më pare”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se veç rasteve të përjashtuara, gjithçka tjetër do të jetë si më parë.

Gjithsesi, shtoi ai, sjellja individuale e gjithsecilit nuk duhet të jetë si më parë.