Transmetuar më 27-05-2020, 23:05

Shuhet në moshën 87 vjeçare aktori i njohur amerikan, Richard Herd.

Aktori ndërroi jetë mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Herd u nda nga jeta pasi humbi betejën me kancerin.

Pranë tij ndodheshin familjarët kur ndërroi jetë.

Aktori njihet për rolin e tij në filmat  “Get Out” dhe “All the President’s Men.”

Herd gjithashtu ka luajtuar në filmat e njohur “Star Trek: The Generation Next”, “Star Trek: Voyager” dhe “Star Trek: Renegades”.

Fansat kanë shkrehur pikëllim për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur./noa.al/