Transmetuar më 27-05-2020, 19:21

Një vajzë vetëm 5-muajshe ka humbur jetën pasi piu gjak breshke kundër koronavirusit.

Sugjerimin për prindërit e saj që t’i jepnin gjaki u bë nga një mjek “magjistar”, por që rezultoi fatal për jetën e vajzës nga Haiti.

Prindërit, së bashku me fëmijët, vajzat 5-muajshe dhe një tjetër 7 vjeçe, shkuan tek ai për të marrë këshilla për koronavirusin.

Vjaza e madhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në një spital në Comendador, në provincën perëndimore të Elias Pina.

Sipas drejtoreshës së spitalit, Dahiana Volquez, foshnja 5-muajshe arriti e pajetë në spital. Aktualisht autoritetet po hetojnë rastin në fjalë. /k.k/noa.al/