Nuk ka asnjë dyshim që qeni është një kafshë besnike. Në disa raste diçka e tillë është vërtetuar edhe me fakte konkrete.
Një qen prej tre muajësh pret në hollin e spitalit pronarin e tij që ka vdekur nga koronavirusi në muajin shkurt.
Qeni i quajtur Xiao Bao (Thesar i Vogël) ka shkuar në spitalin e Wuhan së bashku me pronarin, kur këtij të fundit i ishin shfaqur simptomat e para të koronavirusit.
Pronari i qenit nuk arriti të mbijetonte në luftën me koronavirusin dhe pas 5 ditësh ai humbi jetën. Xiao Bao nuk pranoi të largohej nga spitali për disa muaj me radhë ka deklaruar një nga sanitaret e spitalit.
Ndërkohë që priste pronarin e tij, ai ushqehej nga stafi i spitalit. Edhe pse u bënë përpjekje për ta larguar me forcë, qeni rezistonte dhe qëndronte aty.
Kafsha u mor nga një shoqatë dhe u strehua. /k.k/noa.al/