Koronavirusi ka shkaktuar vërtet pasoja të rëndë në ekonominë e buxhetit të shtetit, por mbi të gjitha në atë familjare.
Në një takim me bizneset e mbyllura si pasojë e koronavirusit, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se janë larguar nga puna 38 mijë persona.
Kjo e dhënë është vetëm për muajin mars-prill.
“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës”, tha Ibrahimaj.
Ndërkohë, ministrja e Financave, Anila Denaj u shpreh se hapja e bizneseve është çështje kohe.
“Hapja e bizneseve do jetë çështje kohe duke siguruar protokollet që kemi thënë dhe do bëhet mënyrë jetese.
Bizneset e mbyllura kanë përfituar nga paketa e parë, ajo e pagës për tre muaj, pagës minimale. Jo të gjithë personat që kanë përfitues të pagës së dytë kanë arritur të marrin paketën e dytë brenda afateve kohore. Kemi propozuar ndryshime proceduriale që do tejkalojnë disa nga vështirësitë operacionale”, u shpreh ministrja e Financave. /k.k/noa.al/