Transmetuar më 27-05-2020, 13:49

Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga një sërë veprimesh të përditshme, si përqafimi apo shtrëngimi i duarve.

Distancimi social, duket se është e vetmja mënyrë për të mposhtur Covid-19.

Por ka nga ata që përdorin një mburojë plastmasi, mes njerëzve që duan kontakt fizik.

Kjo gjë po përdoret mes familjarëve, e veçanërisht gjyshërve për të përqafuar nipërit dhe mbesat.

Bëhet fjalë për një gjetje e cila po përdoret në vende të ndryshme, dhe që po përhapet në rrjetet sociale.

Një zëvendësim i përqafimit të zakonshëm, duke zëvendësuar një pjesë të tij. /a.y/noa.al