Transmetuar më 27-05-2020, 09:40

Një operacion i policisë së Durrësit, i koduar “Booking”, ka vënë në pranga tre persona për mashtrim kompjuterik.

Pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtarinë kriminale të tre të dyshuarve për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre.

Të arrestuarit janë B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. /a.y/noa.al