Transmetuar më 27-05-2020, 08:30

Një djalë i ri është plagosur me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës, ku i plagosur ka mbetur një i ri rreth 25 vjeç.

Mësohet se i plagosuri është qëlluar me thikë, pas një zënke për motive të dobëta.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka qenë e dashura me iniciale K.B., ajo që i ka ngulur thikën në pjesën e këmbëve, pas një debati pasi ishin ngritur nga një lokal.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Aktualisht i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al