Transmetuar më 26-05-2020, 23:08

Pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë bizneset në vendin tonë për shkak të masave shtrënguese.

Këto masa i kanë vuajtur shumë baret dhe restorantet ku shumë persona kanë humbur vendet e punës.

Tashmë që kanë nisur masat lehtësuese, sërish bizneset ankohen për mungesë të xhiros, që sipas tyre vjen për shkak se qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Për të ironizuar situatën, një biznes në Tiranë ka zgjedhur të vendosë si klientë tre liderët politikë në vend.

Presidenti, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë të ulur së bashku në një tavolinë, ku kamerieri u shërben birra.