Transmetuar më 26-05-2020, 22:23

Boksieri i njohur turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka masakruar me thikë të dashurën e tij gjatë mbylljes së koronavirusit.

Mediat lokale turke publikuan sot se 26-vjeçari u arrestua në qytetin Muglu në provincën jug-perëndimore turke me të njëjtin emër. Kemaloglu ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura Zeynep Senpinar, 25 vjeç, ishte qëlluar me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një debati në banesën që çifti kishte gjatë kohës që po kalonin bashkë karantinën. Mjekët shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.

Trupi i të ndjerës iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore për analiza paraprake që treguan se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes. Në galeri shihni fotot e vajzës, boksierit, momente nga nxjerrja e trupit dhe varrimi plot dhimbje nga familjarët.