Transmetuar më 26-05-2020, 21:29

Në video q1% vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon pamjet e tmerrshme, ku një polic amerikan në Minneapolis shihet duke mbajtur gjurin mbi qafë për disa minuta një personi të arrestuar, të prangosur e të shtrirë në rrugë.

Mediat vendase tregojnë se më vonë, i arrestuari e humb vetëdijen dhe vdes në spital.

Pamjet janë filmuar nga një kalimtar i rastit të hënën dhe ka bërë që FBI-ja t’i fillojë hetimet për këtë rast, shkruan “Daily Mail”.

Policia lokale më vonë konfirmoi se burri i arrestuar vdiq dhe se ai ishte i dyshuar për falsifikim.

Më posjtë keni pamjet e rënda./noa.al/