Transmetuar më 26-05-2020, 20:56

Pamjet e dhunshme janë regjistruar nga një plazh në Kent të Britanisë së Madhe, i mbushur me pushues, kur shpërtheu një sherr i madh me të shara dhe me përdorimin e forcës.

Teksa Britania lehtësoi masat kufizuese për shkak të pandemisë, në këtë plazh distancimi social u harrua.

Pamjet që janë filmuar në Broadstairs, Kent, tregojnë plazhistët në një “luftë” me njëri-tjetrin.

Në video dëgjohen meshkujt duke bërtitur dhe ofenduar njëri-tjetrin para se të plaste grushti.

Arsyeja e zënkës nuk dihet.

Më poshtë keni videon.