Transmetuar më 26-05-2020, 20:28

Një artiste trapezi nga Uruguaji, e bllokuar në një qytet të Spanjës prej pandemisë së koronavirusit, ka vdekur pas një rënieje tragjike gjatë një sesioni stërvitor.

29-vjeçarja Guadalupe Videla, përplasi kokën në dysheme pas rënies së pakontrolluar prej disa metrash, teksa stërvitej në Beasain, në veri të Spanjës.

Ajo ra disa centimetra jashtë tapetit mbrojtës.

Gjimnastja u dërgua me urgjencë në spital por vdiq aty disa orë më vonë.

Ajo po stërvitej për një shfaqje të re me kolegët e saj të cirkut, ndërsa drejtori Pele Rossi insistonte se Guadalupe nuk do të kishte vdekur nëse binte nga një lartësi më e madhe.

“Sikur të kishte qenë më lart ajo do të kishte pasur kohë të rrotullohej”, tha ai.