Transmetuar më 26-05-2020, 20:17

Ishte vetëm 12-vjeç kur e martuan dhe vetem dy vjet me pas u be nene, ne moshen 14 vjecare. Sibora Ahmeti, sot që është 22 vjeç, ajo ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, por kërkon ndihmë pas dhunës shtazore që vuan nga burri i saj.

Cili ishte rrugëtimi i vështirë i 22-vjeçares, e cila sot ndodhet në mesin e katër rrugëve e braktisur nga gjithçka. Ajo ka mbërritur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”,  në News24, për të bërë një thirrje.

Sibora e ka quajtur studion si një nga mbështetësit e saj të mirë, pasi nga kjo studio ajo gjeti dikur babain e saj, të cilin nuk e njihte që në moshën 1-vjeçare. Thirrja e saj është një thirrje shpirti, kujt i drejtohet këtë herë 22-vjeçarja? Nga kush është braktisur dhe dhunuar këtë herë?

Përveç vuajtjeve të shumta, e reja është përballur edhe me dhunën nga bashkëshorti, i cili siç tregon ajo, e ka goditur edhe me thikë.

“Kohët e fundit burri më dhunonte shume, vinte nga puna edhe më shante nga mami, godiste me grushta. Nuk e durova më dot. Nga kjo martese lindën tre fëmijë. Femijën e parë e linda 14 vjeçe, të dytin e linda 17 vjeçe ndërsa fëmijën e fundit 21 vjeçe. Kam dy goca edhe një çun. Fëmija i parë është 6 vjeç, çuni është tre, ndërsa djali i vogël është 1 vjeç. Kisha celebrime, por nuk e vazhdoja më martesën sepse ai arriti të më dhunonte edhe me thikë. Erdhi një ditë në shtëpi më tha me jep bukë, i dhashë bukë, edhe u ula të haja edhe për vete. Pastaj ai me ngriti nga buka dhe më tha më shtro të fle, u çova dhe ai filloi të më godiste me thikë në kokë.

Une vendosa të merrja femijët edhe u largova, shkova në xhami. Por nuk gjeta asnjë rrugëzgjidhje, tani jetoj te mami e cila jeton në një qendër sociale, jam e deryruar të rrij deri në 4 të pasdites jashtë sepse ata të qendrës sociale nuk pranojnë”, rrëfen e reja.

Më tej, 22-vjeçarja tregon si nisi rrugëtimi i vuajtjeve të saj, që nga martesa me shukuesi, në moshën 12-vjeçare, e deri te përballja me vjehrrën, e cila e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale që në atë moshë.

“Më martuan me shkuesi, djali i tezes kishte krushqi me familjen e ish-burrit. Kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, erdhën këta njerëzit e burrit edhe më kërkuan dorën, unë isha vetëm 12-vjeç. Familja më fejoi sepse ne ishim në kushte shumë të vështira. U fejova edhe që në javën e parë të fejesës më morën njerëzit e burrit edhe nuk më kthyen kurr sepse më pohuan që nuk kishin mundësi të bënin ceremoninë e dasmës. Unë qëndrova përfundimisht aty, por kam punuar shumë, kemi jetuar në Gjirokastër kemi mbledhur sherebel.

Kur jam përballur me këtë vuajtje mendova se mamin tim e hëngrën në bese. Pasi mami është mërzitur shumë për këtë martesë. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë, njerëzit e burrit më kanë trajtuar shumë keq, burri i dëgjonte shumë njerëzit e vet, një mijë herë më përzënë nga shtëpia edhe më ka marr. Kishim grindje nga mos pasja edhe fëmijët ishin të vegjël. Filloi të ushtronte dhunë pastaj, jeta ime ka qenë vetëm vuajtje, dhimbje. Unë nuk ngelesha shtatëzënë edhe ata i thoshnin mamit tim që merre se nuk bënë fëmijë.

Kur më çuan në një doktorr ai vuri duart në kokë edhe tha çfarë kërkoni kjo është një fëmijë për vete vetëm 12-vjeç. Kur vjehrra më çoi në një mjek tjetër ai më dha një letër me vulë që jepte siguri që unë do të bëja fëmijë. Nga ana e burrit u prit shumë mirë kjo gjë. Momenti kur rash shtatëzënë mendova nga momenti që lind ky fëmijë familja do mblidhej më shumë. Kam vuajtur shumë gjatë lindjes së parë. Celebrimin e kam kryer kur unë isha 18 vjeçe.

Linda djalin 14-vjeçe. Kur shkova në spital për të lindur mjekja më tha që ti je shumë e vogël. Nga mosha 12 vjeçe e deri tani që jam 21 vjeçe kam vuajtur shumë. Kam pasur probleme shumë edhe me bashkëshortin, prindrit e atij nuk më donin. Ekonomia ishte e dobët shumë. Kishim debate edhe kur unë edhe burri jetuam veç tyre në shtëpi me qera. Më ka mbajtur mami im katër vite në shtëpi edhe kur isha shtatëzënë. Bashkëshorti im ka një vit që ushtronte dhunë ndaj meje.Kur erdha në emisionin tuaj disa vite më parë erdha për të kërkuar babin, edhe nuk doja që të tregoja për familjen nga burri që ata më dhunonin apo nuk kaloja mirë atje.

Ai më dhunonte vazhdimisht, edhe sot që kam ikur nga shtëpia, ika pas një debati shumë të fortë. Kanë qenë orë të natës, por në mëngjes unë mora disa rroba të fëmijëve edhe u largova. Kam katër muaj që jam larguar edhe ai nuk ka reaguar asnjë moment. ai nuk ka pyetur njëherë për fëmijët. Mami im jeton në një shtëpi sociale, edhe ata nuk më fusin dot brenda.

Dua një mbështetje ku të rri me tre fëmijë, se djali bënë 6 vjeç tani edhe ma thote gjithmonë kur do filloj shkollën. Dua ndihmën tuaj për sjelljen e dokumentave nga Kuçova në Tiranë. Jam detyruar nga vjehrra ime të kryej marrëdhënie seksuale në moshën 12-vjeçare. Unë e kundërshtova sepse i thashë që i kam dhënë fjalën mamit dhe nuk mund të fle, por ata më detyruan të kryeja mardhënie. Edhe kjo ndodhi, unë u dorëzova, nuk kisha çfarë të bëja”, tregon e reja.