Transmetuar më 26-05-2020, 17:13

Mbyllet në mënyrën më të trishtuar “përralla” e një të riu me një histori të pabesueshme që ëndërronte të kapte majat e futbollit, dhe që për një moment ia arriti.

Është vetë ekipi i Romës që ka zyrtarizuar vdekjen e ish-lojtarit të tij, 21-vjeçarit kamerunas Joseph Bouasse Perfection, për shkak të një arresti kardiak.

Ekipi i serisë A e kishte teseruar atë në moshën 15-vjeçare, në vitin 2015, pasi i bëri përshtypje në një ndeshje që ekipi i Tottit dhe De Rossit luajtën me një ekip amator, Liberi Nantes.