Transmetuar më 26-05-2020, 13:58

Reperi Big Basta, mund të quhet me plotë gojën burri i ëndrrave, të paktën për të gjitha ato vajza që janë romantike.

Këtë gjë e ka zbuluar Vesa Luma, e cila ka zbuluar se i shoqi i ka propozuar për herë të dytë.

Dhe gjithçka në një mënyrë shumë të veçantë, duke e surprizuar në zgjim.

Ai i ka shkruar në një letër me shkruim dore, “Nëse do të të porpozoja prapë; A do martohesh për herë të dytë me mua? Zgjidh ‘po’ ose ‘jo’. Të dua”.

E emocionuar nga dashuria e të shoqit, Vesa, ka ndarë letrën e të shoqit duke shkruar “Surpriza e mëngjesit”. /a.y/noa.al