Rrëmbehet dhe përdhunohet e reja shqiptare në Greqi
Transmetuar më 24-05-2020, 19:54

Një qytetare shqiptare në Greqi është rrëmbyer dhe më tej mbajtur peng dhe përdhunuar për ditë të tëra ndërsa i dashuri e kërkonte dhe denoncoi ngjarjen e rëndë në policinë e Korfuzit.

Autoritetet lokale të policisë u vunë në lëvizje dhe kryen një operacion të gjatë i cili përfundoi me plagosjen e të dyshuarit dhe arrestimin e tij. Burri 47 vjeçar është shumë i njohur për policinë pasi njihet për një seri prej 6 përdhunimesh të vajzave turiste britanike dhe ishte dënuar me burgim disavjeçar, por në gusht 2019 ishte lënë i lirë nga gjykata.

Noa.al ju sjell më poshtë ekskluzivisht detajet e ngjarjes, foto dhe video.

Rrëmbimi

Më 5 maj 2020, vajza 32 vjeçare shqiptare e cila jeton prej kohësh në Korfuz, u rrënbye në rrethana të paqarta nga 47 vjeçari, i cili, përmes dhunës arriti ta mbajë mbyllur për 18 ditë në një kasolle në zonën malore Levkimi pranë Korfuzit. Atje, e reja është përdhunuar rregullisht nga agresori, i cili njihet dhe me nofkëm drakua i Levkimit dhe drakua i Kavos, për shkak të zonave turistike ku përdhunonte turistet.

Kur e reja nuk u kthye në shtëpi, i dashuri i saj 34 vjeçar nisi ta kërkonte, por pa sukses. Ai shkoi në polici dhe denoncoi zhdukjen.

Operacion shumë i vështirë 

Të shtunën e djeshme pasdite më 23 maj, pasi kishte mësuar në rrugë operative vendndodhjen e agresorit. Paleohori Levkimi, mbi 100 forca policore rrethuan zonën ku mbahej forcërisht 32 vjeçarja, tha Mateo Janouliz drejtor i Policisë së Korfuzit në një konferencë shtypi.

Duke nuhatur praninë policore dhe duke njohur mirë terrenin, 47 vjeçari arriti të largohej duke çarë rrethimin. Në ndihmë të 100 policëve në mal, erdhën dhe 50 policë nga deti për të shmangur një arrati tjetër nga uji. Ndjekja vazhdoi për orë të tëra derisa afër mbrëmjes u lokalizua në një terren të vështirë siç shihni pamjet, ku agresori teksa u hodh për të shpëtuar sërish nga prangat, theu këmbët dhe pësoi dëmtime të tjera në trup. Policët e kapën dhe për mëse 200 metra e mbajtën në barrelë derisa iu afruan rrugës së makinave duke e transportuar në spitalin e Korfuzit ku aktualisht gjendet nën mbikëqyrjen policore, tha zëdhënësi i Policisë lokale, Konstantin Gjeorgjiu. Ai shtoi se kontrolli i mëtejshëm i policisë në zonë, çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arme zjarri, dy thika dhe prova të tjera krimi. /noa.al/

Κέρκυρα | ΕικόνεςΜε ασθενοφόρο του ΕΚΑΒ μεταφέρθηκε τραυματισμένος έχοντας τις αισθήσεις του , στο νοσοκομείο , ο…

Publiée par Start tv Kerkira sur Samedi 23 mai 2020

Loading...