Kryemyftiu shqiptar i Maqedonisë martohet me gruan 50 vjet më të re, dhurata marramendëse që i bëri
Transmetuar më 24-05-2020, 17:04

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut është kurorëzuar për herë të dytë me martesë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

Sipas mediave maqedonase, kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.

Siç raportojnë mediat maqedonase, bashkëshortja e re e Sulejman Rexhepit është 50 vite më e re.

Ndërkohë, gazetari Zoran Bozhinovski ka deklaruar se kreu i BFI-s Sulejman Rexhepi ne vend të unazës si shenjë e kurorëzimit të dashurisë së tij me të renë, i ka dhuruar orën e shtrenjtë 37.000 euro.

Mediat në Maqedoninë e Veriut, shkruajnë se myftiu kishte tërhequr më datë 9 maj 1 milionë euro kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë pa dhënë asnjë sqarim.

Loading...