Transmetuar më 24-05-2020, 14:18

Qeveria ka falur kamatvonesat për abonentët që kanë rezultuar debitorë ndër vite me OSHEE-në.

Vendi u mor në fazën e parë të shpërthimit të koronavirusit në vend, dhe janë 10 miliardë lekë në total.

Institucioni përkatës bën me dije se abontentët kanë kohë deri në fund të qershorit për të përfituar, duke ndjekur procedurat.

“Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave”, thuhet në njoftimin e OSHE-së. /k.k/noa.al/