Transmetuar më 23-05-2020, 19:50

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka thënë se rezistenca për Teatrin është më fisnikja dhe artistët nuk shtypen.

Ai thotë se artistët kanë në gjak lirinë dhe për këtë ka dhënë shembullin e sensibilizimit të artistëve në Shkodër. Po ashtu ai i bën thirrje Ramës që të ndërtojë Teatrin ashtu siç ishte aty ku ishte dhe jo t’i përzërë njerëzit nga Teatri meqenëse dikur i ka thënë kryeministri aktorit se e ka hobi Teatrin.

”I thashë arkitektëve rikonstruktohet Teatri? Ata më thanë se ne po rikonstrukojmë Kisha 300- vjeçare, jo më këtë Teatër. Akustikën që kishte ky Teatër, ka akustikën më të mirë që kemi ne. Kjo dhe salla e Akademisë së Arteve.

Ndërtuan këtë Art-Turbinën këtej dhe më shumë i del teksti nga mbrapa se nga para. Një beton. Sa bukur e tha Ngjela. Ne mësuam të flasim kur dëgjuam aktorët. Nëse do të mësosh gjuhën shko në Teatër. 2 vjet që nuk më angazhojnë në Teatër. është pjesë e atij që më urren. I kam thënë të padrejtë. Punë e madhe. Luaj në Fushë- Krujë e kudo. Punë e madhe, ik mos më luaj. Dua të kujtoj disa shfaqje të suksesshme, ku nuk gjeje biletë. Lëri ata që thonë që janë shitur gjithë vitin 15 mijë bileta. Ata s’kanë ardhur kurrë në Teatër. Pse m’i kërcet dhëmbët mua, të bëra gjë, apo ngaqë jam kundra teje, po jam. Rezistenca është më fisnikja. Shteti duhet të binte dakord edhe me një aktor. Sa fisnikë janë. Shihni artistët në Shkodër. Artisti ka në gjak lirinë. Nuk shtypet. Pse e dua Lubonjën, sepse ka në gjak lirinë. Gabimi ishte sepse duhet të punohej më tepër. Kam punuar me çdo qytetar që më ka dalë në rrugë. Besimi më i madh është tek rinia. besimi që kam unë tek rinia. Po të ishte rinia nuk bëhej ai gabim. Dua të shpreh mirënjohjen më të madhe për kolegët e mi, për Neritanin, Bertin, Mondin. Që patën fuqinë dhe rezistuan për gjithë ato vajza dhe gra, që pa asnjë detyrim shkuan për të ndaluar shembjen e teatrit. I bëj thirrje Ramës, që më ka thënë që e ka hobi Teatrin, pse i përzë. Jo në vend tjetër Teatri. Por të bëhet ashtu siç ishte,.”- tha Asqeriu.