Transmetuar më 23-05-2020, 14:06

Këngëtarja Ronela Hajati ka nisur plazhin këtë fundjavë, duke mos pritur më gjatë për ngrohjen e mëtejshme të temperaturave.

Ajo ka postuar një fotografi ku shihet e futur në det, ndërsa shkruan “Nerv”.

E veshur me bikini ngjyrë blu dhe me një bluzë të bardhë sipër, këngëtarja ka nxjerrë në pah format e kolme.

Ndryshe nga këngëtaret e tjera të dobëta, Ronela iu ka qëndruar besnike formave të mbushura, por pa e tepruar.

Prej vitesh tashmë ajo qëndron rreth të njëjtës peshë, duke u ndjerë komode me veten dhe larg modelit të thatanikes. /a.y/noa.al