Transmetuar më 23-05-2020, 12:37

Një djalë i ri nga Dibra rezulton i zhdukur pa gjurmë, prej pesë ditësh.

18-vjeçari Ardian Pali, nga fshati Dypjakë në Dibër, doli në malin e Korabit për të mbledhur bimë mjekësore, me qëllim për ti shitur, por nuk u kthye më.

Ishin familjarët ata që bënë denoncim për fatin e tij, pasi qysh prej ditës së hënë nuk dinë asgjë për të riun.

Fillimisht familjarët nisën vetë kërkimet në mal, por pa rezultat, duke kërkuar ndihmën e policisë.

Dyshohet se Ardiani ka kaluar për të mbledhur bimë mjekësore në anën e Maqedonisë së Veriut, në vendin e njohur si “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme.

Me shpresë për gjetjen e të riut, familjarët luten për ndihmën e autoriteteve për kërkime nga ajri, për shkak të terrenit të vështirë. /a.y/noa.al