Transmetuar më 23-05-2020, 12:21
Foto ilustruese

Momente paniku ka përjetuar një grua në Korçë, ku një djalë i ri rreth të 20-ve, i ka rrëmbyer nga dora vajzën e saj 4 vjeçe.

Ngjarja është shënuar rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të premtes, në lagjen nr.17.

Mësohet se nëna ka qenë duke ecur bashkë me vajzën, kur i riu e ka marrë të miturën në krahë dhe ka vrapuar.

Por ka qenë ndërhyrja e banorëve të zonës, ajo që ka bërë bllokimin e të riut, duke lajmëruar policinë.

Fatmirësisht e vogëlushja është kthyer tek e ëma, pa asnjë problem.

Ndërkohë autori i dyshuar është shoqëruar në polici, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. /a.y/noa.al