Transmetuar më 23-05-2020, 08:41

Nga përplasja e avionit të Pakistan International Airlines, mesditën e së premtes në një zonë të banuar, kanë gjetur vdekjen 97 persona dhe dy të tjerë janë të mbijetuar.

Është ky bilanci i ngjarjes së rëndë, kur avioni u rrëzua pranë aeroportit ndërkombëtar të Karachi, në Pakistan.

Zëdhënësi i Pakistan International Airlines, Abdullah Hafeez, deklaroi se në bordin e avionit A320, të ngritur nga Lahore ndodheshin 91 pasagjerë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit.

Shkaqet e përplasjes mbeten ende për tu sqaruar. Mediat lokale folën për një defekt të mundshëm teknik, ndërsa disa dëshmitarë thanë se avioni tentoi të paktën dy herë që të ulej, para se të përplasej në një zonë të banuar. /a.y/noa.al