Reforma zgjedhore të përmbyllet sa më shpejt”, ambasada britanike mirëpret vendimin e opozitës
Transmetuar më 22-05-2020, 19:20

Pasi lideri demokrat Basha tha sot se opozita nuk do ta braktisë tryezën e Reformës Zgjedhore, ky vendim është përshëndetur edhe nga Ambasada e Britanisë në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shprehet se ky lajm është inkurajues dhe se është e rëndësishme që reforma zgjdhore duhet të përmbyllet në një kohë të shkurtë për të bërë një hap më shumë drejt Bashkimit Europian.

"Lajm inkurajues në lidhje me angazhimin e Opozitës për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik.

Është e rëndësishme që ngërçi të kapërcehet dhe Reforma Zgjedhore të përmbyllet në kohë sa më të shkurtër, për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të bërë një hap më shumë drejt pranimit në BE", shkruan ambasada.

Më herët z. Basha tha se PD dhe aleatët nuk e kanë braktisur asnjëherë tryezën, dhe se një gjë të tillë e kërkon Rama. /k.k/noa.al/

Loading...