Transmetuar më 22-05-2020, 18:14

Në Itali autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për shkak të shifrave shpesh të luhatura sa i përket të prekurve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 130 pacientë të vdekur, kurse një ditë më parë ishin 156 jetë të humbura.

Ndërkohë vazhdon të jetë shqetësim numri i rasteve të reja, ku janë evidentuar 652 persona ose 10 më shumë se një ditë më parë.

Të shëruarit po shtohen dita-ditës, me dy mijë e 160 në 24 orët e fundit.

Numri i te infektuarve aktivë është ulur nën 60 mijë, pra në total janë 59 mijë e 322. Por në luftë për jetën janë ende edhe 595 njerëz. /k.k/noa.al/