Platforma për integrimin, Meta me ambasadorin britanik: Mundësitë për dialog të minuara
Transmetuar më 22-05-2020, 15:37
Ilir Meta, Duncan Norman

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë Madhe, Duncan Norman.

Gjatë takimit kreu i shtetit, vlerësoi për angazhimin e tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për Platformën (Non Paper) e bërë publike me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.

Presidenti Meta rikonfirmoi mirënjohjen për Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon. /a.y/noa.al

“Platforma”, Meta i përgjigjet Ramës: Që gënjen nuk është më lajm as për të huajt

Rama i përgjigjet Metës: S’më ke dorëzuar asnjë platformë, por i gatshëm të ulem në tryezë

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje

Loading...