Transmetuar më 22-05-2020, 13:15
Ardian Dvorani, Ilir Meta

Ardian Dvoranin e mbajnë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata që bëjnë lojëra, ndonëse i ka mbaruar mandati.

Kështu tha Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat, duke deklaruar Dvorani nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të Gjykatës së Lartë.

“Sipas ligjeve në çdo proces që merr pjesë ai që humbet gjyqin e çon në Kushtetuese apo Strasburg, se e fiton automatikisht. Si mund të mbash një një të tillë në krye të KED-së. Ligji është i qartë. Kush e bllokon këtë, më thoni? Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani. Nuk zbatojnë pikat e Bashkimit Europian, pasi duan të mbajnë Dvoranin në drejtësi”, u shpreh Meta.

Ai pyeti se pse nuk angazhohet Edi Rama, duke thënë se se ka pushtuar shumë territore.

Lidhur me përbërjen e Këshillit Politik, ku duhet të përfshihet opozita, Meta tha se nuk urdhëron por se jep disa ide bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi vendimet e Bashkimit Europian, për kontributin e palëve. /a.y/noa.al

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje

Ambasadorja amerikane jep mesazhin e fortë: Lini lojërat dhe pazaret

Meta: Maskat kanë rënë! Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi