Transmetuar më 22-05-2020, 11:49

Një tjetër tërmet ka goditur zonën e Thumanës, paraditen e sotme.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në orën 10.18, ndërkohë që fortësia e tyre ishte 3 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti ishte në 8 kilometër thellësi, ndërkohë që nuk raportohet për dëme.

Epiqendra e tyre ishte 20 kilometra në veriperëndim të Shijakut.

Banorët kanë dalë të frikësuar, për shkak të precedentit të 26 nëntorit, ku Thumana ishte zona më e goditur nga tërmeti që mori jetën e 51 personave. /a.y/noa.al