Hashim Thaçi i ngopur me pushtet: Mezi pres të largohem nga politika
Transmetuar më 22-05-2020, 10:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do të largohet nga skena politike në vend.

Në një intervistë në ‘Rubikon’, z. Thaçi tha se ka pasur pushtet në 20 vitet e fundit dhe se po e pret me padurim shkurtin, kur edhe do t’i përfundojë mandati.

Po kështu, presidenti ka komentuar edhe kërcënimin në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithçka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij”, ka thënë z. Thaçi.

I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, z. Thaçi ndërsa e pranon një sfidë të tillë tha se “do të zhvillonte një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës".

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat nga Gjykata Kushtetuese e vendit për presion ndaj saj nga ana e tij.

Thaçi ka thënë se nuk i ka bërë presion Kushtetueses, duke vlerësuar se Gjykata ka dashur ta barazojë atë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Presidenti ka mohuar se gjyqtarët e Kushtetueses i nënshtrohen atij.

“Gjyqtarët i ka zgjedhur Kuvendi. Nuk i ka zgjedhur Presidenti. Natyrisht se kalojnë në procedura nga Precidenti, por aprovimin e bën vetë Kuvendi”, ka thënë Thaçi, ndërsa për të konfirmuar këtë solli në vëmendje vendimin e Gjykatës për pezullimin e dekretit të tij për mandatarin e ri për kryeministër

“Askush të mos mendojë që më ka pëlqyer ai vendim”, – është shprehur z. Thaçi.

Loading...