Transmetuar më 22-05-2020, 09:44

Një djalë i ri në Durrës ka plagosur me thikë dy të tjerë, pas një sherri të momentit mes tyre.

Nga ana e policisë së Durrës u vu në pranga si i dyshuar B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës.

I riu akuzohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës.

Dy të rinjtë e plagosur aktualisht ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al