Transmetuar më 22-05-2020, 09:22

Një shqiptar është vënë në pranga e policisë greke në Selanik, i kapur me 55 kilogramë lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për 25-vjeçar të kapur me 51 pako kanabis sativa.

Shqiptari dyshohet si pjesë e një grupi që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, drejt Greqisë.

Pakot me lëndë narkotike u gjetën në makinën e të riut shqiptar.

Dyshohet se lënda narkotike kishte hyrë në shtetin fqinj nga zona kufitare e Kilkis, ndërsa i riu i arrestuar dyshohej si pritësi i fundit i cili do të bënte shpërndarjen. /a.y/noa.al