Aksident në Tiranë, makina përplas në vijat e bardha të moshuarin me biçikletë
Transmetuar më 22-05-2020, 08:28

Një i moshuar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë, teksa ka qenë duke ecur në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”.

Mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç.

Për pasojë i moshuari ka pësuar dëmtime të shumta dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al

Loading...