Transmetuar më 21-05-2020, 21:13

Kryeministri Edi Rama është cilësuar si politikani më me stil në vend nga ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere.

Ish-banorja e Big Brother Albania, ka qenë personazhi i radhës i intervistuar nga gazetari Ronaldo Sharka për "Mes Yjesh" në Ora News.

Përgjatë intervistës, gazetari Sharka nuk ka lënë pa prekur edhe pjesën e ngacmimeve nga meshkuj në botën e artit për një vend pune, pasi një femër e tillë si Xhensila është e pamundur të mgacmohet.

"E di kush është e bukura ime?! Që është kthyer në një gjë plus për mua?! Është fakti që meshkujt e show biz-it shqiptar kanë shumë frikë nga unë, për të vetmit fakt që jam aq e sinqertë, sa në qoftë se dikush tenton të më bëj diçka, është e bindur që në një intervistë unë do t’a them, kështu që janë shumë të rezervuar", u shpreh Xhensila se ka pasur edhe ngacmime ose oferta fjalë pas fjale, por jo në mënyrë direkte.

E pyetur më tej se cili është politikani më sexy, Xhensila nuk hezitoi të thoshte emrin e kryeministrit aktual, Edi Rama duke vënë në pah stilin e tij dhe faktin se është goxha burrë!