Transmetuar më 21-05-2020, 18:59

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak minuta pasi shprehu domosdoshmërinë e përshpejtimit të Reformës në Drejtësi, ka përcjellë një tjetër status për këtë reformë.

Ajo flet për sabotim të reformës, dhe shpreson që një gjë e tillë të mos jetë bërë me marrëveshje mes palëve.

Sipas Juri Kim, reforma është e dhimbshme, por duhet të vazhdojë përpara.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Ambasadorja në Tuiter. /k.k/noa.al/