Reforma në Drejtësi, ambasadorja Kim: Duhet të përshpejtohet
Transmetuar më 21-05-2020, 18:18

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kërkuar përshtejtim të Reformës në Drejtësi.

Juri Kim, teksa ka përshëndetur betimin e tre prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ka thënë se duhet të shpejtohet edhe procesi i Reformës në Drejtësi.

“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta për promovimin në Prokurorinë e Posaçme.

Progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpjetohet hap pas hapi. Presim SPAK”, shkruan ambasadorja Kim.

Ditët e fundit ambasadorja ka intesifikuar takimet me krerët e lartë të shtetit shqiptar. /k.k/noa.al/

Loading...