Basha: Rama e shembi Teatrin me dhunë, për të ndërtuar kulla! Pastrim lekësh, në mes të Tiranës
Transmetuar më 21-05-2020, 15:30

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Edi Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Duke reaguar ndaj fjalës së Kryeministrit në Parlament, ai deklaron se si hajdut ordiner Rama tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

“Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”, shkruan kryedemokrati. /a.y/noa.al

“Teatri”, Rama: Basha në gjumë ëndërronte! Meta komedian, Berisha dramaturg plak! Mona-Desdemona

Rama: Godina e vjetër e Teatrit, si fëmijë ilegal bastard! Projekti nuk përfundoi kurrë

“Teatri”, Rama ironizon Murrizin: Fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, dashuri e beftë

Loading...