Transmetuar më 21-05-2020, 14:37
Foto ilustruese

Një punëtor i cili punonte në një pallat në ndërtim në Tiranë, ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim.

Mësohet se ka rënë nga lartësia punëtori A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Kjo bëri që efektivët e komisariatit Nr. 6 nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të arrestojnë R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese, personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore. /a.y/noa.al