Plagosen me thika dy persona, dërgohen me urgjencë te spitali i Traumës/ Emrat
Transmetuar më 21-05-2020, 12:07

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë mesditës së sotme në Fushë Krujë.

Bëhet fjalë për dy djem të rinj, kunetër me njeri tjetrin, të cilët për shkak të plagëve të marra janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy të rinjtë kanë plagë të shumta në trup.

Të plagosurit janë Serdar Tali 22 vjeç dhe Elgert Gjoni, 30 vjeç, i cili ishte martuar me motrën e të riut.

Mësohet se Gjoni ndodhet në gjendje më të rëndë, për shkak se ka marrë disa plagë në pjesën e barkut.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...