Transmetuar më 21-05-2020, 11:05
Mirela Cami

Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Infektimet e reja janë 3 në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, ndërsa në orët e fundit janë 13 të shëruar.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami tha se rastet e reja dolën pasi gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 55; Durrës 47; Krujë 31; Shkodër 10; Berat 10; Kamëz 9; Fier 2; Elbasan 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika 21 Maj 2020

Testime totale 13825

Testime molekulare 12759

Testime serologjike 1066

Raste pozitive 969

Raste të shëruara 771

Raste Aktive 167

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) /a.y/noa.al