Transmetuar më 21-05-2020, 09:10

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pasditen e së mërkurës u bë lokalizmi në Shijak dhe arrestimi i Rudin Konit, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Koni akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al